Mbrëmjen e kaluar, FIFA dha çmimet për më të mirët e vitit në mbrëmjen e organizuar në Paris.
Çmimin kryesor, “Best FIFA Football Aëards 2022”, si lojtari më i mirë i vitit e fitoi Lionel Messi, që në vitin 2022 e fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Argjentinës.
Si gjithherë, më të mirët u zgjodhën me votat e kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve, si dhe votat e gazetarëve.
David Alaba was the only Real Madrid player to vote for Lionel Messi ahead of Karim Benzema for The Best award.
He has received a horrific amount of racist abuse since this. Disgraceful. pic.twitter.com/5w81ILTCAJ
— SPORTbible (@sportbible) February 28, 2023
Kapiteni i kombëtares së Austrisë, David Alaba, votoi Lionel Messi-n të parin, ndërsa votat e dyta ja dha shokut të tij të skuadrës, Karim Benzema-s, ndërsa më pak vota shkuan për Kylian Mbappe-n.
Veprimi i 30-vjeçarit ka zemëruar keq tifozët e kampionëve të Spanjës dhe Evropës. Këta të fundit kanë shpërthyer në komente kundër lojtarit austriak.
Madje, mediat e huaja shkruajnë se tifozët e Real-in kanë shpërthyer edhe me komente raciste ndaj mbrojtësit të tyre.
Gjithashtu edhe shumë prej tyre kërkojnë largimin e Alaba-s nga skuadra e tyre e zemrës pas kësaj “tradhtie”.
Edhe në rrjetet sociale është përhapur hashtagu “AlabaJashtë”, duke kërkuar që austriaku të largohet nga skuadra e tyre.
Kujtojmë që Messi e fitoi çmimin me 52 pikë në vendin e parë, duke e lënë në vendin e dytë Karim Benzema-n me 44 pikë dhe Kylian Mbappe pati 34 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi