Presioni diplomatik i komunitetit ndërkombëtar vazhdon prej muajsh për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë që Rusia me këmbëngulje dërgon sinjale se nuk ka nevojë të nxitohet deri të ndryshojnë rrethanat gjeopolitike. Uashingtoni kërkon mbylljen e çdo hapësire manovrimi në Ballkanin Perëndimor për shkak të luftën në Ukrainë.
Igor Novakoviç nga Fondi ISAC thekson se hapësira e Rusisë për manovrim në Ballkan është reduktuar ndjeshëm që nga vitit 2003 dhe se Moska është tërhequr prej kohësh.
“Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështjeje, ashtu siç u iniciua tani, tregoi se fokusi nuk është vetëm te Serbia dhe Kosova, por edhe te sfidat e sigurisë që solli lufta në Ukrainë. Perëndimi dëshiron të mbyllë pikat nevralgjike që janë shfaqur dhe ku konfliktet në Ukrainë mund të përhapen disi. Kjo duhet parë në një kontekst të tillë, prandaj unë i kuptoj deklaratat e Moskës si një shenjë për disa negociata të ardhshme, pasi Rusia tashmë e ka përdorur disa herë precedentin e Kosovës për interesat e veta”, shpjegon ai në një intervistë për mediumin serb, Nova.rs.
Sipa Novakoviç, i gjithë rajoni është në krah të Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe se Rusia nuk ka aftësi të projektojë fuqi solide në rajon.
“Aftësitë e tij lidhen më shumë me fuqinë e butë, me disa lloje manipulimesh e të ngjashme. Rusia tashmë ka rënë dakord në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për transferimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në BE, kështu që nuk mund të bëjnë asgjë për këtë. Aty ku Rusia mund të kërkojë shansin e saj është hyrja e Prishtinës në disa organizata ndërkombëtare, por jo më shumë se kaq”, shton ai.
Në anën tjetër Ish-ambasadorja e Serbisë në Moskë, Jelica Kurjak, kujton se Rusia është e përjashtuar nga zgjidhja e çështjes së Kosovës për shkak të luftës në Ukrainë.
Ish-diplomatja serbe thekson se komuniteti ndërkombëtar po dëshiron t’i jap fund çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila, sipas saj, i konvenon edhe Serbisë.
“Kjo na përshtatet edhe neve. Çështja e Kosovës po na rri në qafë, duke bllokuar zhvillimin e mëtejshëm ekonomik”, thotë ajo për Nova.rs.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri
-
Lista Serbe kërkon nga SHBA-të një përfshirje më të madhe në mbrojtjen e të drejtave të serbëve
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët në prillin e vitit të ardhshëm
-
S’preferojmë të bashkëpunojmë me LVV-në, PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, thotë Krasniqi
Lajmet kryesore
-
“Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, Rama për NYT: Një shtet i ri mysliman brenda Tiranës
-
Stërvitja “Corridor VIII Response” thekson rëndësinë strategjike të Shqipërisë në NATO, thotë Vëngu
-
Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt
-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri