Sport

Inter-i përgatit kontratë të re për mbrojtësin e tyre


Raportohet që Inter-i është gati të pajtohet me një kontratë të re me mbrojtësin veteran Danilo D’Ambrosio, i cili po hyn në vitin e nëntë me klubin.

Qendërmbrojtësi 34-vjeçar nuk ka luajtur shumë me skuadrën e tij në këtë sezon, i cili numëron vetëm 149 minuta në pesë paraqitje në Serie A.

Megjithatë “Tutto Mercato” raporton që Inter-i ka përgatitur një kontratë të re dyvjeçare për D’Ambrosio-n dhe tani po zgjidh detajet përfundimtare, gati për të konfirmuar të ardhmen e afërt të veteranit në klub.

Mbrojtësi italian ka qenë me zikaltrit që nga janari i vitit 2014, duke u bashkuar nga Torino në një marrëveshje me vlerë rreth 4 milionë euro.

Që nga ardhja e tij, ai ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 19 asistime në 269 paraqitje, duke qenë një nga të paktët në skuadër që ka përjetuar vitet e vështira të klubit të dekadës së kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore