Tekniku i Tottenham-it, Jose Mourinho është duke kërkuar përforcim të ri në fazën e mbrojtjes së skuadrës së tij. Portugezi ka kërkuar shërbimet e Jannik Vestergaard-it nga Southampton-i.
Trajneri i Spurs ka kërkuar qendrëmbrojtës të ri pas shumë gabimeve individuale që mbrojtësit aktual të Tottenham-it kanë bërë, të cilat i kanë kushutar shumë ekipit.
The Mirror raporton se Vestergaard-i është i parapëlqyeri i Mourinho-s, i cili do të kërkojë të joshë danezin për t’u transferuar në veri të Londrës.
Danezi ka qenë një pikë e fortë në mbrojtjen e Southampton-it, pavarësisht ulje-ngritjeve të skuadrës.
28-vjeçari po hyn në vitin e fundit të kontratës dhe Tottenham-i mund ta afrojë lojtarin me një çmim të arsyeshëm.
Mourinho vendosi të besonte te dyshja e mbrojtje,s Eric Dier dhe Toby Alderweireld, në fillim të sezonit, por anglezi Dier e ka humbur vendin e titullarit. Kolumbianit, Davinson Sanchez-it, i është besuar roli i titullarit në mbrojtje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë