Analisti në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane me qendër në Washington, Leon Hartwell, ka thënë se për shkak të tensioneve të fundit në Veri të Kosovës në dialog janë përfshirë edhe SHBA-ja, derisa shton se njohja e Kosovës nga Serbia do t’i hapte rrugë kësaj të fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Këmbëngulja e një zyrtari të lartë amerikan dhe retorika që ai përdori për të thënë se SHBA-ja është e gatshme të investojë energji të konsiderueshme diplomatike për të lehtësuar një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirës të bazuar në njohjen reciproke, tregon se tensionet e fundit në kufirin mes dy vendeve kanë ndikuar në Amerikë për t’u përfshirë në mënyrë më aktive në proces”, theksoi Hartwell për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.
“Për t’i zgjidhur të dyja çështjet, Serbia do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Vuçiç nuk u përpoq të ndikojë në opinionin vendas lidhur me këtë çështje. Shumica e qytetarëve serbë nuk do ta pranonin ofertën e anëtarësimit në BE në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës”.
Prandaj, ai mendon se “nëse Vuçiç do të ishte serioz për integrimin e Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, do të fillonte të ndryshonte narrativen për situatën aktuale”.
Ai thekson se e gjithë vëmendja e SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe mediave është e përqendruar në faktin se Kosova refuzon të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Megjithatë, Kosova ka zbatuar më shumë se 30 marrëveshje me Serbinë – e cila, nga ana tjetër, ka ngecje në zbatim. Duket se Beogradi e ka avantazhin në tavolinën e bisedimeve në krahasim me Prishtinën. Vëmendja duhet të përqendrohet më shumë në hezitimin e Serbisë dhe Beogradit për ta drejtuar dialogun në drejtim pozitiv”.
Derek Chollet: Ngjarjet në Veri i kanë dhënë rëndësi Asociacionit, të themelohet urgjentisht
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke