Turqia kritikoi të martën refuzimin e Suedisë për të ekstraduar një gazetar që Ankaraja ka kërkuar në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit të Stockholm-it në NATO.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.
“Refuzimi i kërkesës sonë për ekstradimin e Bulent Kenes është një zhvillim shumë negativ”, u tha gazetarëve ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.
Gjykata e Lartë e Suedisë bllokoi të hënën ekstradimin e gazetarit turk në mërgim.
Këto ishin “disa pengesa” për kthimin e ish-kryeredaktorit të së përditshmes “Zaman”, Bulent Kenes, të cilin Turqia e akuzon se është përfshirë në një përpjekje të vitit 2016 për të rrëzuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, tha gjykata.
Kjo, duke përmendur natyrën politike të akuzave dhe statusin e refugjatit të Kenes në Suedi.
“Është thelbësore që Suedia të ekstradojë terroristët e kërkuar nga Turqia, duke përfshirë figurën e lartë të FETO-s, Bulent Keneş”, tha Erdogan në Ankara të martën e 8 nëntorit, pasi takoi për herë të parë kryeministrin e ri të Suedisë.
Keneş është një redaktor turk në mërgim, i cili dikur drejtonte gazetën “Zaman” dhe u burgos për postime në Twitter që konsideroheshin fyese për Erdoganin.
FETO është emri për ndjekësit e Fethullah Gylenit, një lider mysliman me bazë në SHBA, të cilin Erdogan e fajëson për organizimin e një grushti të dështuar në vitin 2016.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar në maj për të mbrojtur veten nga agresioni rus, por ata janë ende duke pritur që Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë pranimin.
Turqia i kishte kërkuar më parë Suedisë ekstradimin e 73 të dyshuarve terroristë, kryesisht nga grupet separatiste kurde, si PKK dhe YPG.
Suedia deri më tani ka ekstraduar vetëm një shtetas turk, më 31 gusht, sipas një letre suedeze drejtuar Turqisë, të publikuar në agjencinë e lajmeve Reuters muajin e kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Shpërthim masiv në uzinën e lëndëve kimike në Texas, urdhërohen evakuime
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel