Lajme

Kolumbia revokon amnistinë që iu dha tre të dyshuarve për prodhimin e bombave nga IRA


Është revokuar një amnisti e diskutueshme që u dha tre anëtarëve të dyshuar të IRA-s të akuzuar për trajnimin e grupit më të madh gueril të Kolumbisë në prodhimin e bombave.

Në prill 2020, Juridiksioni Special i Kolumbisë për Paqen (JEP) e kishte falur treshen me kusht që ata të zbulonin plotësisht të vërtetën rreth një udhëtimi që bënë në Kolumbi në vitin 2001 në kulmin e konfliktit gjashtë dekadash të vendit.

Por pas më shumë se dy vjetësh shqyrtimi të provave të paraqitura nga avokatët e të pandehurve, gjykata arriti në përfundimin se irlandezët nuk e kishin bërë të qartë udhëtimin e tyre në Amerikën e Jugut.

“Martin John McCauley, Niall Terrence Connolly dhe Séamus O’ Muinecháin dështuan ‘në mënyrë serioze’ për të përmbushur detyrimin e tyre për të kontribuar në të vërtetën e plotë”, ka deklaruar JEP.

Ata të tre u kapën në aeroportin ndërkombëtar të Bogotas në rrugën e tyre për në Evropë në vitin 2001 pas një udhëtimi pesë-javor në San Vicente del Caguán, një qytet i kontrolluar nga rebelët në xhunglat e gjera jugore të Kolumbisë.

San Vincente ishte vendbanimi kryesor në një zonë të madhe territori nga i cili ishin tërhequr forcat qeveritare, si kusht për bisedimet e paqes me Forcat e Armatosura Revolucionare (FARC) tashmë të zhdukura.

Kaherë “Treshja e Kolumbisë” e ka mohuar keqbërjen, duke pohuar se ata po vëzhgonin negociatat e paqes të Kolumbisë, jo duke trajnuar guerilët e FARC-it.

Mirëpo, ata u dënuan përfundimisht me 17 vjet burg për gjoja se u treguan rebelëve se si të bënin eksplozivë elementarë, por vdekjeprurës.

Kur një gjykatës i Bogotas arriti në përfundimin se ata kishin udhëtuar me pasaporta false, ata hodhën poshtë akuzat për terrorizëm për arsye procedurale, pavarësisht se në veshjet e tyre u gjetën gjurmë eksplozivi.

Ndërkohë, vendimi u anulua në Gjykatën Supreme në vitin 2004, kohë në të cilën ata ishin arratisur në Irlandë teksa ishin të falur me kusht.

Irlanda nuk ka traktat ekstradimi me Kolumbinë, kështu që ata kanë qëndruar atje që prej asaj kohe.

Referuar JEP, irlandezët e kanë apeluar vendimin për të mohuar amnistinë e tyre, e cila nëse mbahet në fuqi, do t’ia kalojë çështjen një njësie speciale të Prokurorit të Përgjithshëm të vendit për hetim.

Ndërkaq, gjyqi ka shtuar dyshimet se IRA nuk e kishte nënshkruar Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998 me mirëbesim dhe se do të vazhdonte të angazhohej në terrorizëm.

Dhe procesi i paqes që treshja dyshohet se kishte vëzhguar, përfundimisht u shkatërrua mes akuzave se FARC thjesht po përdorte armëpushimin për të rigrupuar dhe për të rritur kryengritjen e tyre.

Konflikti i Kolumbisë përfundoi zyrtarisht në vitin 2016 kur FARC nënshkroi një marrëveshje paqeje me qeverinë.

Rreth 450 mijë njerëz u vranë dhe tetë milionë u zhvendosën në konfliktin civil, duke e bërë atë një nga më vdekjeprurësit në historinë moderne.

Fillimisht, marrëveshja e vitit 2016 u refuzua në një votim popullor.

Sipas kritikëve, gjykata i lejon kriminelët e luftës si “Treshja e Kolumbisë” të largohen shumë lehtë teksa e kanë mirëpritur vendimin e fundit të gjykatës.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore