Kosova

Një i vdekur e pesë të lënduar nga aksidenti në Malishevë


Ilustrim.

Dy vetura janë përfshirë në një aksident me fatalitet që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, nga i cili ka vdekur një person dhe janë lënduar pesë persona.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Foto nga vendi i ngjarjes.

Ajo tutje ka sqaruar edhe detajet për të cilat janë informuar rreth aksidentit.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, deklaroi Ahmeti.

Tutje tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa, me rastin po vazhdon të merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore