Drejtoria Vendore e Policisё Tiranё(DVP) ka njoftuar sekuestrimin e 3.6 kilogramё lendё tё dyshuar kanabis, nё njё banesё tё pёrshtatur pёr kultivim narkotikёsh, nё zonёn e Vorёs.
Nё pranga janë vendosur çifti me inicialet K.Z. 34 vjeç dhe A.Z. 31 vjeç, bashkёshortё me njeri-tjetrin.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së tyre me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.
Nё operacionin e koduar “Vila” tё zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë dhe Komisariati i Policisë Vorë, u sekuestruan gjithashtu, nёntё fidanë narkotikë të kultivuar, fara kanabisi, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, një sasi me lëndë të dyshuar heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet për veprime të mëtejshme i kanё kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, tё kryera nё bashkёpunim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi