Shqipëria

Parashikimi i motit, 18 nëntor 2022


Dita e premte e 18 nëntorit do të ketë mot fillimisht me vranësira mesatare dhe kthjellime. Në mesditë e më tej dendësim i vranësirave.

Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Më tej marrin karakter lokal.

Era, do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja mesatare dhe hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 8 deri 15°C, në zona e ulëta 10 deri 21°C dhe në zona bregdetare 13 deri 22°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore