Sulmuesi i Borussia Dortmund-it, Sebastien Haller, do t’i duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni operacioni të ri për të hequr qafe tumorin testikular.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haller, i cili ka thënë se këtë herë shpreson të jetë operacioni i fundit për ta hequr këtë sëmundje që e la jashtë fushave në këtë sezon.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë iu nënshtrua një operacioni në fillim të këtij viti pasi zbuloi tumorin ndërsa ishte në një kamp stërvitor në korrik dhe i është nënshtruar kimioterapisë muajt e fundit.
Haller, i cili më parë ka luajtur për West Ham United, u kthye shkurtimisht në stërvitje me ish-skuadrën Ajax-it muajin e kaluar.
“Siç ishte planifikuar që në fillim, u konsideruan mundësi të ndryshme pas kimioterapisë. Unë ju them se lufta nuk ka mbaruar për mua,” shkroi Haller në një postim në Tëitter të mërkurën.
“Do të më duhet të bëj një operacion për t’i dhënë fund përgjithmonë këtij tumori që më mban larg fushës”, shtoi sulmuesi.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e mbështetjes dhe forcën që më jepni në këtë provë. Mezi pres t’ju shoh të gjithëve së shpejti”, ka thënë Haller.
Dortmund-i e transferoi 28-vjeçarin gjatë kësaj vere, të cilët shpenzuan te Ajax-i 31 milionë euro.
Megjithatë, ai ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën gjermane, pasi që menjëherë zbuloi tumorin testikular.
Në sezonin e kaluar, Haller kishte shënuar 34 gola me fanellën e Ajax-it, prej tyre 11 në Ligën e Kampionëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi