Amir Rrahmani pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit në Serie A, që skuadra e tij, Napoli, e fitoi me rezultat 1:4 ndaj Cremonese-s.
Kapiteni i Kosovës pësoi një lëndim në kofshën e majtë, derisa u detyrua të largohet nga loja në minutën e 82-të.
Gjatë ditës së sotme, Napoli ka dalë me një lajm që Rrahmani mund të mungojë rreth një muaj, që do të thotë se këtë vit kalendarik mund ta humbasë dhe të kthehet në janar të vitit të ardhshëm, pasi të përfundojë Kupa e Botës.
Nëse konfirmohet ndalesa deri në fund të vitit kalendarik, Rrahmani do të mungojë në këto ndeshje: tri në Ligën e Kampionëve, Ajax-it, Rangers-it dhe Liverpool-it, dhe ndeshjet në Serie A kundër Bolongna-s, Romës, Sassuolo-s, Atalanta-s, Empoli-t dhe Udinese-s.
Kujtojmë që Rrahmani ishte duke kaluar në formë të përkryer me Napolin në këtë sezon. Përveç një ndeshje (kundër Lecce-s), 28-vjeçari ka luajtur në çdo ndeshje nga 20 minuta.
Shumë media italiane e cilësonin kosovarin si ndër mbrojtësit më të mirë në Itali.
Sikurse Rrahmani, edhe ekipi i tij është duke kaluar nëpër formë të mirë. Napoli aktualisht mban lidershipin në Serie A me 23 pikë, dy më shumë se Atalanta e vendit të dytë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi