Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar një analizë me titull “Elementet kyçe të nevojshme për progres në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë: një perspektivë nga Kosova dhe nga Serbia”.
Ky diskutim është mbajtur në Beograd me pjesëmarrës përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia.
Visar Xhambazi, i cili është njëri nga autorët e kësaj analize duke shpalosur këndvështrimin nga Kosova tha se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve duhet të përqendrohet fillimisht në drejtësinë tranzicionale, ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e narratives.
Xhambazi, ka listuar nevojën që BE-ja t’i ofrojë perspektivë të qartë evropiane Kosovës dhe Serbisë si iniciativë për të lëvizur përpara me dialogun dhe përafrimin e palëve tek marrëveshja përfundimtare.
“Për më tepër, koordinimi BE-SHBA dhe i emisarëve special për dialogun mbetet i rëndësishëm për procesin e dialogut. Këto të fundit duhet të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për përafrim me politikat e BE-së dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si shprehje e vullnetit pro evropian”, është shprehur ai.
Edhe autori nga Serbia Milos Pavkoviç, ka theksuar se palët duhet të jenë të hapur ndaj dialogut duke vendosur në rend të parë interesat e qytetarëve.
“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet tashmë të arritura për të cilat duhet të ndërtohet një mekanizëm i monitorimit të zbatimit. Kurse, palët duhet të mbështesin njëra tjetrën në rrugën e tyre integruese dhe të synojnë në dialog arritjen e një kompromisi që qon drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe marrëveshjes përfundimtare”.
Gjithashtu, transparenca e procesit të dialogut është listuar si një nga elementet thelbësore edhe nga të pranishmit në këtë diskutim, që i ka munguar deri më tani këtij procesi, e cila duhet të garantohet në bazë të normave demokratike.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve.
Palët kanë dallime të mëdha sa i përket përfundimit të këtij procesi. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia ka thënë se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se çfarë do të nënkuptonte një zgjidhje e tillë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi