Bota

Dukesha e Sussex do të hetohet për ngacmim verbal ndaj stafit të mbretërisë


Pallati Buckingham ka deklaruar se do të nis një hetim pas pretendimeve, se Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka bullizuar disa anëtarë të stafit. Kjo pas disa citimeve të një raporti, në të cilin ndihmës mbretërorë ishin ankuar në vitin 2018.

Në artikullin e The Times në Mbretërinë e Bashkuar, thuhej se Dukesha kishte dëbuar dy ndihmës personalë nga Pallati Kesington dhe kishte minuar pozicionin e një tjetri.

Në raport thuhej se, dëshmitarët dëshironin që publiku të kshte dijeni historinë e tyre përpara intervistës së shumëpritur të çifti.  Intervistë tek Oprah Winfrey, që do të transmetohet ditën e dielë. Dalja e tyre e parë që pas largimit nga Londra për në Amerikën e Veriut.

Pallati Buckingham  “shumë i shqetësuar” për akuzat që përshkruheshin në raport

“Familja Mbretërore ka një politikë të Dinjitetit të Punës dhe nuk toleron ngacmimet në vendin e punës”, deklaroi grupi i Burimeve Njerëzore.

Princi Harry dhe Meghan njoftuan në janar të vitit 2020 se po tërhiqeshin si anëtarë të familjes mbretërore. Shpejt pas kësaj, u transferuan në Amerikën e Veriut. Pallati Buckingham konfirmoi muajin e kaluar se çifti kishte rënë dakord me Mbretëreshën Elizabeth II, për t’u mos u kthyer më si të punësuar në mbretëri.

Dukesha mohon akuzat

Një zëdhënës i Sussexes e ka quajtur raportin e The Times “fushatë të përllogaritur” përpara intervistës së çiftit me Winfrey.

“Dukesha është e pikëlluar nga sulmi i fundit, veçanërisht për faktin se që ka qenë vetë objektiv i ngacmimeve. Dukesha është thellësisht e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe trauma. Do të vazhdojë punën për të krijuar dhembshuri dhe do të jap shembull për atë që është e drejtë dhe e mirë”, u shpreh zëdhënësi teksa shtoi se një letër kundërshtuese ishte dërguar gjithashtu në media.

Nga ana tjetër, The Times i pyetur nga CNN, nuk ka pranuar të japë një deklaratë.

Harry dhe Meghan u zhytën në një luftë të gjatë procesesh gjyqësore me një pjesë të madhe të mediave tabloide. Çifti ka luftuar çështje të shumta ligjore kundër botimeve dhe agjencive fotografike nxirrnin detaje të jetës së tyre private.

Muajin e kaluar, Meghan fitoi një gjyq kundër Mail për botimin e një letre dërguar babait të saj.

Harry gjithashtu gjatë një interviste me prezantuesin James Corden, në emisionin “Late Late Show”, preku presionet e jetës mbretërore.

“Ishte një mjedis vërtet i vështirë. Ne të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik … Kjo po shkatërronte shëndetin tim mendor. Ishte shumë toksike, kështu që unë bëra atë që çdo burrë dhe çdo baba do të bënte”, ishte shprehur Duka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore