148 rekrutë të rinj do të nisin stërvitjen Individuale Bazë si ushtarë-detarë aktivë në Forcat e Armatosura (FA).
Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të FA, kolonel Arben Zani theksoi se veçori e rekrutimit të këtij viti ishte fakti se Forcave të Armatosura iu shtuan edhe shumë kandidatë nga fusha e artit dhe kulturës, nga të cilët 47 do t’i bashkohen Orkestrës Simfonike të FA.
“Nga sot ju do të keni një kontratë të rregullt pune dhe të sigurt, shërbim shëndetësor falas për vete dhe familjen, do të keni mundësi arsimimi dhe kualifikimi brenda dhe jashtë vendit pa pagesë, do të keni mundësi të shtoni aftësitë tuaja profesionale, do të keni të gjitha përfitimet dhe të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”.
Nga ana tjetër, komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Altin Gjetaj theksoi faktin se FA ka ndërtuar një sistem arsimor mjaft efikas për përgatitjen e personelit ushtarak dhe ecurinë në karrierë.
Kjo, “me qëllim që çdo njeri që ka fatin të shërbejë brenda radhëve të saj të jetë plotësisht i aftë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë intelektual e profesional për të përmbushur me sukses detyrat që i ngarkohen”.
Sipas autoriteteve, 106 rekrutë do të zhvillojnë stërvitjen ne Bunavi, 19 në Vaun e Dejës dhe 23 në Poshnje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi