Sebastian Haller u transferua nga Ajax-i te Borussia Dortmund për 31 milionë euro më 6 korrik të këtij viti.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë cilësohej si pasardhësi i Erling Haaland në “Signal Iduna Park”, por aventura gjermane nisi shumë keq për 28-vjeçarin.
Haller u diagnostikua me kancer në testikuj pak ditë pasi firmosi kontratën katër-vjeçare me verdhezinjtë gjermanë.
Një “rrufe në qiell të hapur” për lojtarin shtatlartë, i cili gjithsesi nuk është dorëzuar dhe po lufton për t’u shëruar plotësisht.
“Dua t’i falënderoj të gjithë nga thellësia e zemrës për këto mesazhe kaq të ngrohta. Më kanë prekur shumë fjalët e fansave dhe ndjehem sikur nuk e meritoj të gjithë këtë vëmendje nga ta”, tha Haller.
Shihemi së shpejti në fushë për të festuar triumfin e radhës. Ju falënderoj unë dhe familja ime, tani do të përqendrohem te rikuperimi për t’u rikthyer edhe më i fortë”, deklaroi Haller.
Ndërkohë, drejtori sportiv i Dortmund-it, Sebastian Kehl, ka dhënë lajmin e mirë për tifozët.
“Shërimi i Haller po shkon mirë, ai po përparon dhe po e merr veten. Natyrisht që ai ka nevojë për kohë, por besimi nuk i mungon”, tha Kehl për mediat gjermane.
“Kjo tregon se ne kemi vënë bast për lojtarin e duhur. Ne të gjithë shpresojmë që ai të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh drejtuesi i klubit gjerman.
Kujtojmë që Haller ishte një nga sulmuesit më të fortë në edicionin e kaluar në Evropë. Ai shënoi 34 gola (11 prej tyre në Ligën e Kampionëve) në 43 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Ajax-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi