Lajme

Pakistani në emergjencë nga përmbytjet


Mbi 900 të vrarë, 220 mijë shtëpi të shkatërruara dhe jeta e rreth 30 milionë personave është prekur.

Përmbytjet e fundit në Pakistan kanë shkaktuar një emergjencë të vërtetë mjedisore, pas reshjeve me intensitet shumë të lartë që kanë goditur disa pjesë të vendit.

Monsoon-i i këtij viti në Pakistan ka qenë i paprecedent për vitet e fundit.

Ky fenomen mjedisor është thelbësor për tokat e mbjella dhe mbushjen e lumenjve e liqeneve. Mirëpo këtë vit, solli edhe shkatërrim të shtuar në masë.

Për t’u kthyer pas në kohë, duhet të shkojmë në vitin 2010, për një ngjarje me të tilla përmasa.

Sërish, ky i fundit, i pakrasueshëm me asgjë tjetër.

“Nuk kam parë kurrë përmbytje të një mase të tillë për shkak të shiut”, tha një fermer në provincën jugore të Sindh.

Në tërësi, me përllogaritjet paraprake, 33 milionë njerëz janë prekur në mënyrë direkte nga tragjedia mjedisore.

Gjendja e emergjencës është shpallur menjëherë dhe masa shtesë pritet të ndërmerren.

Teksa, 800 mijë hektarë tokë, janë bërë tërësisht të papërdorshme vetëm në provincën jugore të Sindh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore