Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën e 24 gushtit, gjatë një konference për media, është pyetur nga gazetarët për takimin që i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka pasur me liderët e opozitës në Kosovë.
Kreu i ekzekutivit, i buzëqeshur dhe paksa emocional, ka folur për ndjenjat e Escobar-it dhe sigurisht, të tijat në raport me opozitën.
“E pash dje që përveç meje edhe Escobar-in e kishte marr malli për opozitën, edhe mua më ka marr malli për opozitën. Do ta pyes se qysh ka kaluar me opozitën, qysh e kemi opozitën”, deklaroi Kurti.
Kurti, duke u munduar të kundërpërgjigjej ndaj kritikave të opozitës lidhur me atë se çfarë është biseduar në Bruksel mes tij dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç-it, vuri në pah një anë të tjetër që nuk e kishim parë gjatë qeverisjes së tij – nostalgjinë dhe dhembshurinë për opozitën.
Madje, Kurtit nuk po i pritet derisa të takohet me kundërshtarët e tij politik.
“E vërtetë që unë nuk e kam takuar opozitën, prejse ka shkuar Kuvendi në pushim veror, nuk besoj që duhet të kthemi nga pushimet që të takohemi, edhe unë besoj dhe shpresoj se duhet të takohemi më herët”, shtoi Kurti.
Sipas kësaj deklarate, ai për një çast u kthye pas në kohë, në kujtesën e tij, për të krahasuar si kanë qenë gjërat dikur dhe se si janë gjërat tani.
Ndoshta ai paralajmëroi nevojën të kthehet në opozitë, gjithnjë si lider opozitar.
Ndoshta gjashtë ditët e tij jashtë Kosovës, nga dita që ishte në Bruksel vërtetë e kanë bërë Kryeministrin të ndjeshëm në raport me opozitën.
Albin Kurti, themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe tani Kryeministër ka qenë në opozitë për më shumë se një dekadë.
Tani që e ka provuar pushtetin, dëshiron të kthehet aty ku frymon lirshëm, në vendin ku filloi gjithçka për karrierën e tij politike, pra në opozitë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi