Rajoni

Vulin rrëshqet keq në Moskë: E quan Putin-in “budalla”


Aleksander Vulin dhe Sergey Lavrov ne Moske

Duke dashur të impresionojë, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka rrëshqitur duke e quajtur “budalla”, presidentin e Serbisë, Vladimir Putin.

Por, siç shkruajnë mediat në Serbi, Vulin nuk do të ishte Vulin nëse nuk do t’i shpëtonte ndonjë skandal diplomatik, ndaj në mes të një bisede me zyrtarë të lartë rusë, ai tha se “për luftë mjafton vetëm një budalla”.

Dhe kjo në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin po kryen agresion kundër Ukrainës.

Ministri serb i policisë tha gjithashtu se Lavrov është mik i sinqertë i Serbisë dhe popullit serb, duke shprehur mirënjohjen për Federatën Ruse për respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e shtetit të Kosovës.

Sidoqoftë, në një nga fjalimet e tij në tryezë me zyrtarët rusë, Vulin shqiptoi këtë fjali: “Për paqe nevojiten së paku dy palë, kurse për luftë mjafton një budalla”.

Deklarim i Vulin duke pasur parasysh se është Putin që ka filluar dhe nuk po e ndal luftën në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore