Tobias Grau, kompani gjermane projektimi, ka dizajnuar një gamë llampash minimaliste tërësisht automatike për hapësira zyre dhe hapësira pune në shtëpi.
Dezeen, faqe kushtuar dizajnit, tregon se koleksioni përbëhet nga pesë llampa dhe mban emrin Ekip.
Përbërja e tyre prej materialit të aluminit është tejet e përshtatshme për ndriçimin e një zyre bashkëkohore.
“Ekip-i është krijuar si një ekip dhe për ekipe”, është shprehur Timon dhe Melchior Grau, të cilët janë drejtorët krijues të Tobias Grau-t.
Drejtuesit thonë se vendosën të krijojnë ndriçimin perfekt për të gjithë vendin e punës si një zgjidhje gjithëpërfshirëse në kuadër të cilësisë së dizajnit, efikasitetit dhe mirëqenies.
Lidhur me dizajnin e tyre, çdonjëra prej pesë llampave ka një estetikë koherente dhe mund të kombinohet për të ndriçuar çdo vend pune, qoftë në shtëpi apo në hapësirat e mëdha të bashkëpunimit.
Team One është llampa e cila është krijuar për përdorim individual. Ndërsa Team Two dhe Team Four, janë krijuar për të ndriçuar tavolinat e punës që mbajnë dy ose katër persona.
Ndryshe nga to, Team Suspension është krijuar për t’u varur sipër tryezave të takimeve apo konferencave.
Dezeen, zbulon edhe modelin e llampës së studios në shtëpi e cila quhet Team Home dhe mund të vendoset në çdo sipërfaqe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dy burra akuzohen për vjedhjen e veprave të Banksy nga galeria e Londrës
-
Zbulohet në Itali portreti i Winston Churchill i vjedhur nga hoteli në Kanada
-
Elisabetta Franchi: Ne nuk kishim energji elektrike në shtëpi, në moshën 5-vjeçare gatuaja për të gjithë – Zbulova se isha tradhtuar duke punësuar shtatë hetues
-
Shuhet mjeshtri i cirkut Tahir Baçova në moshën 88-vjeçare
Lajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë