Marrja edhe e dozës së katër të vaksinës anti-COVID po vlerësohet si masë preventive kundër përhapjes së virusit, pas rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit në Kosovë.
Infektologu Ilir Tolaj, ka thënë se “autoritet botërore po rekomandojnë që të vaksinohen personat që e grupmoshave të caktuara mbi 60 vjeç ose ato me sëmundje kronike edhe me dozën e katërt”.
“Prandaj rekomandimi imi është që çdo kush që ka vullnet për ta shtuar imunitetin e vet të vaksinohet edhe me dozën e katërt”, theksoi Tolaj.
Ai tha se autoritet e vendit kanë vepruar shpeshherë në mënyrë jo të logjikshme sa i përket menaxhimit të pandemisë, shto këtu faktin se kjo është rezultat i vendimeve të gabuara për 20 vjet qeverisje.
“Edhe këtu nuk pres qe autoritet do të jenë të detyruar që të marrin masa drastike. Autoritet e vendit tonë shpeshherë kanë vepruar në mënyrë jo të logjikshme në mënyrë të panikut. Prandaj ndoshta edhe mund të bëjmë diçka të tillë. COVID tashmë është shndërruar në sëmundje endemike. Kjo është rezultat i vendimeve të gabuara për 20 vjet”.
Megjithatë, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, theksoi se situata epidemiologjike nuk është shqetësuese që të shkohet drejt mbylljes.
“Për momentin kemi mjaftueshëm barna esenciale për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Rekomandimet e institutit kombëtar të shëndetit publik duhet të respektohen nga të gjithë ne. Vendimet e Qeverisë ne duhet ti zbatojmë në përpikëri të gjithë ne. Unë nuk mendoj që mbyllja është opsion dhe nuk mendoj që situata epidemiologjike për momentin është e tillë që të ketë mbyllje”, tha Vishaj për Ekonomia Online.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ditë më parë ka rekomanduar që personat e moshës mbi 60 vjeç të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi