Lajme

Presidenti i Sri Lankas është larguar para protestës


Nuk gjendet më në rezidencën e tij presidenciale, pasi është larguar që përpara fillimit të protestës masive në Sri Lanka.

Kështu bëhet me dije nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes në ishullin e largët në Oqeanin Paqësor, por Vendodhja e saktë e presidentit Gotabaya Rajapkaksa nuk bëhet me dije askund.

Gjithçka dihet, është se ai nuk ka pritur as fillimin e protestës për t’u larguar. Ndoshta, e ka nuhatur se turma nuk do të ndalej në kangjellat e rezidencës së tij luksoze presidenciale.

“Presidenti u eskortua dhe është në një vend të sigurt”, u bë me dije për Agjencinë Franceze të Lajmeve AFP nga një zyrtar në Sri Lanka. “Ai ende vijon të jetë presidenti i vendit dhe po mbrohet nga njësi speciale ushtarake”.

Kështu, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të shkohet në dorëheqje deri në këto çaste.

Veçse janë mijëra banorë të Sri Lankas, të cilët janë dergjur rrugëve të Colombos dhe kanë shkaktuar kaos, duke mësyrë në rezidencën presidenciale.

Pamjet kanë bërë xhiron e botës, ku ndër to ka pasur edhe episode tepër qesharake, teksa demonstruesit hidhen në pishinën e presidentit për t’u larë.

Disa prej tyre kanë hyrë edhe brenda godinës, në dhomat e gjumit, kuzhinë apo ambiente të tjera private.

I kursyer, nuk ka qenë as garazhi me mjete luksoze.

Ndërsa i gjithë vendi, përballet me krizën më të thellë në histori.

Në Sri Lanka, prej kohësh mungon monedha e huaj, pasi rezervat federale janë boshatisur prej krizës së madhe ekonomike që ka goditur vendin.

Nuk ka para as për të impotuar ushqim, karburant apo medikamente, të gjitha të nevojshme për një jetesë të rregullt në ishullin e Oqeanit Indian.

Kombet e Bashkuara kanë bërë gjithashtu thirrje të menjëhershme për qetësim të situatës, duke kërkuar që protesta të jetë paqësore e të mos ketë incidente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore