Futbollisti argjentinas, Paolo Dybala, ka mbetur pa klub pasi nuk vazhdoi kontratën me Juventus-in.
Ai ishte i lidhur me një transferim te Inter-i, megjithatë negociatat disi janë ndërprerë, pasi që duket se Inter-i nuk e dëshiron më argjentinasin, sidomos pas transferimit të Lukaku-t.
Në këtë mënyrë, ka reaguar ish-trajneri legjendar i Milan-it, Arrigo Sacchi, i cili e ka këshilluar Dybala-n të transferohet te kuqezinjtë.
“Besoj që Dybala do ta gjente veten më mirë me Milan-in sesa me Inter-in. Kuqezinjtë tashmë janë mësuar të luajnë me një sulmues, ndërsa te Inter-i do të jetë më e vështirë, pasi ata aplikojnë lojën me dy sulmues qendror”, tha Sacchi për “La Gazzetta dello Sport”.
“Argjentinasi do të duhej të vihej në dispozicion, të përfshihej në rikthimin e topit dhe të përdorte shpejtësinë e tij. Futbolli modern ka të bëjë me lëvizjet para sulmit”, tha mes tjerash ish-trajneri italian.
Kujtojmë që Milan-i nuk ka bërë ende ndonjë lëvizje të madhe në këtë fillim të transferimeve, ku deri më tani është veshur kuqezi vetëm Divock Origi, i cili erdhi si transferim i lirë nga Liverpool-i.
Kjo gjë u bllokua edhe nga rinovimi i kontratave të Paolo Maldini-t dhe Ricky Massara-s, megjithatë dyshja rinovoi me 1 korrik, ndaj pritet që të punojnë për transferimin e futbollistëve.
Përveç Dybala-s, kuqezinjtë thuhet se janë shumë afër transferimit të Hakim Ziyech nga Chelsea, gjithashtu janë në bisedime edhe me Real Madrid-in për Marco Asensio-n.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë