Duam garë të “Formula 1” në Shqipëri, thotë Rama nga panairi i parë i makinave në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një fjalë të mbajtur në çeljen e panairit të parë të makinave në Shqipëri, i zhvilluar në ambientet e Expocity, ka thënë se dëshira afatgjatë është ajo e zhvillimit të një gare të kampionatit botëror të “Formula 1” në kompleksin e autoparkut të Elbasanit.
“Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë dhe ne do vazhdojmë më këmbëngulje punën për autoparkun e madh të Elbasanit, ku shpresojmë që ëndrra për të parë një garë të ‘Formula 1’, natyrisht jo në të ardhmen e afërt, por në një të ardhme të arritshme të frymëzon”, tregoi kryeministri gjatë fjalës së tij.
Mbi të gjitha, ai ka ftuar qytetarët që të vizitojnë fillimisht panairin, pasi është shumë i veçantë në këndvështrimin e tij.
Më së shumti, për faktin se gjen hapësirë edhe një mjeshtëri, për të cilën duhet shtyrë edhe më tej sipas kreut të Qeverisë.
Kjo mund të jetë edhe një mënyrë e mirë për të krijuar hapësira të reja dhe vende pune.
Një ftesë shkoi edhe për fëmijët e vegjël nga ana e kryeministrit, duke siguruar se ka hapësira argëtimi edhe për ta në autopark.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke