Pronari i ri i Chelsea-t, Todd Boehly, ka thënë se rregullat e UEFA-s për lojën e ndershme financiare kanë filluar të vështirësohen dhe klubet nuk do të jenë më në gjendje të nënshkruajnë lojtarë “me çfarëdo çmimi” për shkak të rreziqeve të sanksioneve.
Një grup investimi i udhëhequr nga Boehly dhe Clearlake Capital bleu Chelsean muajin e kaluar pasi ish-pronari Roman Abramovich nxori klubin në shitje pas pushtimit rus të Ukrainës.
Chelsea ka qenë skuadra më e suksesshme në Angli në periudhën që kur Abramovich bleu klubin në vitin 2003, kryesisht falë investimit të rusit.
“Fair-play-i financiar ka filluar të marrë disa masa dhe kjo do të kufizojë aftësinë për të blerë lojtarë me çdo çmim”, tha Boehly në konferencën ndërkombëtare SuperReturn në Berlin.
“UEFA e merr seriozisht dhe do të vazhdojë ta marrë seriozisht. Do të thotë ndëshkime financiare dhe skualifikim nga garat sportive”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi