Njohja e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë janë dy parakushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë eurodeputetja e të gjelbërve, Viola von Cramon.
Megjithëkëtë, Cramon thotë se edhe Kosova ka obligime për të përmbushur. Sipas saj, obligimet e Kosovës janë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për njohjen e tokave të Manastirit të Deçanit, si dhe të hartojë një draft-plan për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Sa i përket një marrëveshje finale mes dy vendeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Cramon tha se Bashkimi Evropian pret nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Obligimet ekzistojnë gjithashtu edhe në anën e Kosovës – implementimi i vendimit të gjykatës për Manastirin e Deçanit, të përgatisë draft-planin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë ajo për të përditshmen serbe “Nova”.
Në lidhje me Serbinë dhe mosrreshtimin e saj krah sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, Cramon tha se kjo nuk është çështje “ose-ose”.
“Ne i dimë vështirësitë në lidhje me këtë [për vendosjen e sanksioneve]. [Presidenti i Serbisë Aleksandër] Vuçiç shpjegoi të gjitha, por pavarësisht asaj, ne duhet të shohim përkushtimin e Serbisë për të përballuar sanksionet ndaj Rusisë dhe varësisë së saj nga energjia ruse”, ka thënë mes tjerash ajo.
Vlen të theksohet se zv/kryeministri i parë i Kosovës njëherit kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi të fascilituar nga Brukseli, Besnik Bislimi, akuzoi gazetarët kosovarë se po e prodhojnë artificialisht çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, duke thënë se këtë gjë nuk ia kërkon askush në Bruksel, por është prodhim mediatik vendas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dejona Mihali intervistohet nga Specialja, në lidhje me rastin e Nagip Krasniqit
-
Nga qelia në Komisionin Hetimor, dëshmon ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë
-
Rusia e kishte parashikuar inkursionin e Kurskut muaj më parë, tregojnë dokumentet
-
Diplomacia e Kosovës në Amerikën Latine përballë përplasjes me Perëndimin