Shqipëria

Putin uron presidentin e ri shqiptar Bajram Begaj


Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urimet ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj.

Kjo, për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur nga media sociale Facebook, duke cituar postimin e ambasadës ruse në Shqipëri.

Sipas deklaratës zyrtare, Putin i uroi shëndet dhe suksese Begajt në detyrën e tij më të lartë shtetërore.

Zyrtarisht, ai e merr detyrën më 24 korrik.

Begaj u propozua si kandidat pas konsultimit të socialistëve prej disa kohësh, ku spikati mbi të gjithë kandidaturat e tjera.

Një emër shumë i njohur, i cili vjen nga fusha e mjekësisë ushtarake, Begaj pati pëlqim të menjëhershëm edhe sa i përket opinionit publik për kandidaturën e tij.

Nga vetë opozita, u deklarua se bojkoti nuk ishte ndaj figurës së presidentit të ri, por ndaj procesit, që mazhoranca kishte kryer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore