Beteja e ashpër për Donbas-in vazhdon.
Forcat ruse kanë hyrë në periferi të Severodonetsk-ut dhe u vendosën në Liman.
Lajmi u bë i ditur nga mediat ukrainase, duke cituar shërbimin për shtyp të Drejtorisë kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Në drejtimin Limansky, armiku është vendosur në fshatin Liman dhe po rigrupohet për një sulm të mëtejshëm në Slavyansk”, shkruhet në njoftimin zyrtar.
Në drejtimin Severodonetsk, forcat ruse janë vendosur në periferinë verilindore dhe juglindore të qytetit.
Për të forcuar grupimin e trupave, rusët transferuan municione dhe pajisje nga territori i Federatës Ruse në zona të caktuara.
Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhansk-ut, Sergei Gaidai, gjithashtu raportoi për situatën në Severodonetsk në faqen e tij në Telegram.
“Rusët hynë në periferi të Severodonetsk-ut, dy qytetarë u vranë, pesë u plagosën. Kjo vlen për periferinë verilindore dhe juglindore të qytetit. Beteja të rënda për Severodonetsk-un dhe Lysichansk-un”, theksoi ushtaraku i lartë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi