Kosova

Krasniqi për median kroate: “Presim që Kroacia të mbështesë aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në EUSAIR”


Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Kosova synon të anëtarësohet në iniciativën rajonale të EUSAIR (Strategjia e Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit”, raportoi agjencioni kroat i lajmeve HINA.

Media kroate tha se në margjinat e forumit të fundit të mbajtur në Tiranë të kësaj iniciative, Kosova ka kërkuan mbështetjen e Kroacisë për anëtarësim në EUSAIR.

“Ndonëse Kosova formalisht nuk mori pjesë, delegacioni kosovar, bazuar në marrëdhëniet e mira me Shqipërinë arriti të takohet gjatë forumin me përfaqësuesit e Komisionit Evropian”, raportoi media kroate.

Delegacioni kosovar në Tiranë u udhëhoq nga Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sipas medias kroate.

“Formalisht kam qenë ftuar në Tiranë për të folur rreth përvojës tonë dhe pata mundësinë të them se iniciativa Adritako-Joniane mund të jetë e plotë vetëm kur të anëtarësohen të gjitha vendet”, ka thënë Krasniqi për Hina.

Për Krasniqin anëtarësimi i Kosovës në EUSAIR është legjitime.

Iniciativa Adriatiko-Joniane përbëhet nga dhjetë vende – Kroacia, Sllovenia, Italia, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe San Marino, dhe Kroacia.

Që Kosova të anëtarësohet në EUSAIR, nevojitet pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare të forumit, por Serbia pritet të bllokojë hyrjen, në kuadër të praktikës aktuale të pengimit të përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në organizmat ndërkombëtare.

Sidoqoftë, gjatë presidencës kroate të iniciativës, Krasniqi shprehet optimist për përkrahjen e kësaj të fundes.

“[Anëtarësimi] do të jetë i vështirë gjatë presidencës së Bosnje-Hercegovinës, por pas saj është moment realist për t’u bërë anëtare”, ka thënë ministri kosovar.

“Ne besojmë që Kroacia do të mbështesë aspiratën e Kosovës. Shpresojmë që gjatë presidencës kroate ne do të mund të bëhemi zyrtarisht partnerë”, ka thënë mes tjerash ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore