Autoritetet italiane kanë zhvilluar dhe paraqitur në selinë e Kombeve të Bashkuara një plan paqeje me katër pika për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
Dokumenti është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë.
Plani përfshin jo vetëm një armëpushim në Ukrainë, por edhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti BE-në, G7 dhe OKB-në, raporton ‘La Repubblica’.
Sipas botimit vendas, katër fazat e propozuara nga Italia, do të monitorohen nga Grupi Ndërkombëtar i Asistencës.
Hapi i parë ka të bëjë me një armëpushim dhe eliminimin e linjës së luftimeve nën mbikëqyrjen e OKB-së.
Kjo do të lejojë diskutimin e pyetjeve të hapura dhe do të hapë rrugën për një ndërprerje përfundimtare të armiqësive.
Hapi i dytë lidhet me negociatat shumëpalëshe për statusin e ardhshëm ndërkombëtar të Ukrainës, në veçanti natyrën e jashtëzakonshme të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe statusin e saj neutral, të pajisur me një “garanci” politike ndërkombëtare.
Pika e tretë, më e vështira nga pikëpamja diplomatike, ka të bëjë me përcaktimin e një marrëveshjeje dypalëshe midis Rusisë dhe Ukrainës për çështjet territoriale të Donbas-it dhe Krimesë.
Kjo, për të zgjidhur kontradiktat në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, përsëri me ndërmjetësim ndërkombëtar.
Pika e katërt dhe e fundit propozon një marrëveshje të re shumëpalëshe për paqen dhe sigurinë në Evropë në kontekstin e OSBE-së dhe Politikës së Fqinjësisë së Bashkimit Evropian.
Dokumenti iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi