Kosova

Garda Kombëtare e Iowa-s, Kurtit dhe Mehajt – “Jeni gjithmonë të mirëpritur, si në shtëpinë tuaj”


Foto: Garda Kombëtare e Iowas

“Albin Kurti, Armend Mehaj dhe ekipi i tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre larg shtëpisë së tyre, këtu në Iowa ”, shkroi Garda Kombëtare e Iowa-s, përmes një cicërime në Twitter.

“Qëndrojm së bashku si gjithmonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Iowa National Guard.

Ndërkaq ministri kosovar i mbrojtjes, Armend Mehaj i falënderoi mikëpritësit amerikanë për “partneritetin e fuqishëm të ndërsjellë”.

Gjatë vizitës në ShBA, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjithashtu është nderuar nga Senati i Iowas.

Në një ceremoni të organizuar atje, ai u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas, lajmëroi Zyra e Kryeministrit.

“Me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Iowas dhe e shënjuar me pikën referuese të Iowas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore