Lajme

Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për statusin e kandidatit në BE


Puna ka përfunduar edhe për pjesën e dytë të pyetësorit që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë i ditur nga shërbimi për shtyp i kreut të shtetit, Volodymyr Zelensky gjatë takimit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes një video-lidhjeje.

“I tregova pjesën e dytë të pyetësorit të plotësuar për Ukrainën për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, theksoi Zelensky.

Ai falënderoi kreun e Komisionit Evropian “për sinjalet e qarta të mbështetjes” për Ukrainën në këtë rrugë të rëndësishme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore