Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë bërë të ditur se më 18 maj do të shpallet aktgjykimi në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media.
“Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Aktakuza që rëndon mbi Gucatin dhe Haradinaj thuhet se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp dhe transmetime të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarje së mëtejshme, të dy zbuluan, pa autorizim informacion të mbrojtur nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përfshirë të dhëna personale të disa dëshmitarëve (të mundshëm).
“Gjithashtu të akuzuarit bënë komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehën synimin e tyre për të dëmtuar Dhomat e Specializuara”.
“Akuzat përfshijnë dy pika për kryerjen e veprave penale kundër rendit publik, konkretisht pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe 2) dhe katër pika të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administrimit publik. Këto janë frikësimi gjatë procedurës penale (Pika 3), hakmarrja (Pika 4) dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës (Pikat 5 dhe 6)”, thuhet në aktakuzën ndaj Gucatit dhe Haradinajt.
Aktakuza kundër këtyre dy të akuzuarve u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u bë publike më 14 dhjetor të po këtij viti.
Gucati dhe Haradinaj gjithashtu “kanë bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër këtyre dëshmitarëve dhe në mënyrë të përsëritur shprehin synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara”, shkruan në raportin e DHSK-së.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke