Shqipëria

Nën arrest drejtori i komanduar i burgut të Reçit


Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar mbrëmjen e 25 prillit drejtorin e komanduar të burgut të Reçit, me urdhër të Prokurorisë së Rrethir Gjyqësor Shkodër.

Gjykata e Shkodrës nga ana tjetër, ka caktuar masën “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Ervis Zikën, me detyrë drejtor i komanduar i burgit.

Rrethanat gjithsesi ende mbeten të paqarta.

Kjo nuk është ngjarja e parë e tillë e ndodhur në Reç.

Çfarë ndodhi më 12 janar 2022?

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve ka zbatuar një vendim të Prokurorisë së Shkodrës asokohe, duke çuar në pezullim detyre tre punonjës të burgut të Reçit, ndër të cilët edhe drejtorin, M.M.

Dy të tjerët, ishin një punonjës policie me inicialet R.B. dhe një nënkomisar specialist policie, G.Q.

Sipas urdhrit nga organi i Prokurorisë, hetimi pati vërtetuar se zyrtarët kishin falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, Shkodër mes disa të dënuarve.

Të vendosur përballë këtij fakti, strukturat kanë kryer veprimet procedurale, pasi provat janë cilësuar si të mjaftueshme për të marrë një vendim.

Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit. Arsyetimi ishte ai se kishte ndodhur një konflikt verbal.

Më 20 korrik 2021, në ambientet e ajrimit të IEVP-së në Reç, tre të dënuar dhunuan me grushte e shkelma një tjetër.

Mbi këtë ngjarje, ndodhi edhe falsifikimi i detajeve.

Nënkomisari përpiloi i pari raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe shefit të Policisë, u hartua një raport i dytë.

Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin dhe shefin e Policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore