Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve në Durrës, të dielën e 20 marsit.
Sipas njoftimit zyrtar, virusi është gjetur në dy stabilimente në Durrës.
“Vijojnë monitorimet dhe gjurmimit çdo ditë për kufizimin e përhapjes së sëmundjes. Është vendosur karantinimi, udhëzuar për masat e sigurisë dhe higjienës që duhet të zbatohen, janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje duke përcaktuar perimetrin e zonës nga e cila ndalohet lëvizja e shpendëve, produkteve dhe nëprodukteve të tyre”.
Hetimi epidemiologjik deri më tani njoftohet se flet për rast të izoluar.
Autoritetet sugjerojnë që mishi i pulës të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara.
Gatimi i plotë i mishit dhe vezëve siguron pamundësinë e virusit për prani në produkte të papërpunuara që hyjnë në zinxhirin ushqimor.
Më 17 mars, Ministria e Bujqësisë në vijim të lajmit të një dite më parë se 200 mijë shpend kishin ngordhur në dy pulari në Durrës, njoftoi se janë marrë masat për shqyrtimin e situatës në vend, gjurmimin, kampionimin zyrtar dhe dërgimin e tyre në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).
Sipas të dhënave të deritanishme, bëhet fjalë për sëmundjen e Laringotrakeitit, infektiv te shpendët.
Ministria ka bërë me dije se fermat janë vendosur në karantinë deri në daljen e rezultateve laboratorike përfundimtare.
Sëmundja e Laringotrakeitit, njoftoi Ministria e Bujqësisë, prek kryesisht shpendët dhe “nuk është zoonotike”.
“Kjo sëmundje nuk transmetohet te njerëzit dhe as nëpërmjet produkteve ushqimore nga shpendët. Për pasojë, nuk përbën rrezik për shëndetin publik”.
“Është e rëndësishme të theksojmë dhe të sigurojmë konsumatorët se deri më tani nuk ka asnjë rast ku të jetë shfaqur influencë aviare (gripi i shpendëve)”, deklaroi Ministria.
Në subjektet e tjera shpendërritëse për vezë e mish, në të gjithë territorin e vendit, autoritetet kanë siguruar se janë marrë masa të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë rast.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke