Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi më 18 shkurt se, gjatë ndërtimit të spitalit të Fierit, mallrat, materialet dhe pajisjet e importuara nga Turqia do të përjashtohen nga detyrimet doganore dhe taksat e tjera.
“Spitali i ri i Fierit është një investim tepër i rëndësishëm në fushën e shëndetësisë. Ai do të ofrojë shërbim spitalor të kualifikuar dhe një teknologji të lartë mjekësore për të gjithë rajonin e jugut”.
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë turke. Ky ligj ka të bëjë me ndihmën që qeveria turke do t’i japë Shqipërisë në fushën e shëndetësisë.
Gjithashtu, Rakacolli theksoi faktin se spitali do të pajiset me pajisje mjekësore, vaksina, bioteknologji, sisteme dhe me teknologjitë e informacionit shëndetësor.
Marrëveshja mes palëve u arrit gjatë konferencës së përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fillim të muajit janar 2021.
Erdogan i premtoi kryeministrit shqiptar se ndërtimi i spitalit do të jetë gati para zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, të cilat do të zhvillohen më 25 prill.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe homologu i saj Dr.Fahrettin Koca.
Për më tepër, në këtë marrëveshje përfshihet trajtimi falas në Turqi i 100 pacientëve në vit nga Shqipëria.
Shqipëria dhe Turqia do të bashkëpunojnë për emergjenca, fatkeqësi natyrore dhe do të zhvillojnë projekte të përbashkëta në shëndetësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi