Një ndër kolonelët më të njohur rusë, komandant i regjimentit të 331-të ajror, është eleminuar nga forcat ushtarake ukrainase, duke u bërë kështu personi i pestë me rang të lartë ushtarak në Rusi, i cili vritet në luftimet në Ukrainë.
Sergey Sukharev, ishte edhe një ndër emrat përgjegjës për masakrën në qytetin e Ilovaisk-ut, në vitin 2014.
Qyteti ndodhet në rajonin e Donbass-it dhe në atë kohë, forcat e Ukrainës u përpoqën të rimerrnin pushtetin e vendit nga forcat separatiste pro-ruse të vendosura aty.
Pas bombardimeve ruse, qindra ushtarë ukrainas mbetën të vrarë. Ndërsa, ende ka persona, të cilët nuk janë gjetur prej asaj dite.
Mes të vdekurve ka pasur edhe civilë të pafajshëm, të cilët mund të jenë në rendin e qindrave.
Sukharev ka qenë edhe pjesë e ndërhyrjeve ruse në Çeçeni dhe në Gjeorgji.
Mënyra se si ai ka gjetur vdekjen gjithsesi, nuk bëhet me dije.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi