Lajme

Borrell: I siguroj qytetarët e BeH-së se ne qëndrojmë fort pas paqes dhe stabilitetit


Josep Borrell në Bosnje dhe Hercegovinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jahtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, mbërriti në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në fjalimin e tij të parë, Borell u bëri thirrje politikanëve të punojnë për përmirësimin e BeH-së.

“Në këtë konflikt mes shtetit të së drejtës dhe sundimit të më të fortëve, ne shohim një kujtesë të mirë të paqeruajtjes. Ndonjëherë, për të ruajtur paqen, duhet të tregosh forcë. Në këtë konflikt, bota qëndron e bashkuar me 141 shtete anëtare të OKB-së që kërkuan një fund të menjëhershëm të agresionit rus”, tha Borell.

Sipas tij, ky është një moment vendimtar dhe prania e EUFOR-it në terren për grantimin e sigurisë është më e rëndësishme se kurrë më parë.

“Për këtë arsye ne kemi dyfishuar praninë tonë. Ne e kemi forcuar më tej praninë tonë dhe në këtë moment i siguroj qytetarët e  BeH se angazhimi ynë i vendosur është të ruajmë stabilitetin e BeH-së”.

“Rëndësia e paqes dhe sigurisë është e padiskutueshme dhe secili prej nesh ka një rol për t’i ruajtur ato. 30 vjet më parë situata këtu ishte shumë më keq. Ne kemi trashëguar nga të parët tanë të kaluarën me të mirat dhe të këqijat e saj. Roli ynë është të mbështesim viktimat dhe të ndëshkojmë autorët. Roli juaj në gjithë këtë është i pazëvendësueshëm”.

Borrel u ka bërë thirrje të gjithë akterëve politikë të bashkojnë forcat dhe të përdorin potencialet ekonomike, për të luftuar korrupsionin.

“Prandaj, në këtë orë solemne, gati 30 vjet pas fillimit të rrethimit të Sarajevës, në praninë e ju anëtarëve të Operacionit ALTHEA, ju bëj thirrje të zgjedhurve shtetërorë dhe deputetëve që të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje dhe për të punuar së bashku brenda institucioneve”, tha Borrell.

Kryetarja e Sarajevës Benjamina Kariç shtrëngon duart me Josep Borrell

Ndërkaq kryetarja e Sarajevës Benjamina Kariç, ka deklaruar se ardhja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, konfirmon përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj rajonit të BeH-së.

“Bosnja dhe Hercegovina dhe kryeqyteti i saj kanë nevojë për miq të sinqertë që mbrojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në paqe, liri dhe demokraci”, ka shkruar Kariç në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

“Me praninë e të gjitha niveleve të qeverisjes, sot nga baza e EUFOR-it në Butmir u dërguan mesazhe të forta që besoj se do të kontribuojnë në stabilizimin brenda vendit tonë”.

“Grad Sarajevo – Qyteti i Sarajevës e njeh këtë takim si mundësinë e tij sepse ne jemi pjesë e Evropës dhe botës dhe e gjithë integrimit ndërkombëtar që çon në përparim”, ka thënë Kariç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore