Kosova

Mehaj bisedon me homologun turk për agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate dërguar mediave.

“Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit  bilateral, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot realizoi një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar”.

Të dy kanë diskutuar edhe për zhvillimet mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Me këtë rast, dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Ndërkaq, u përfol edhe për stadin aktual të realizimit të projekteve të përbashkëta dhe shtyrjen përpara, në kudër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ndër të tjera, ata u pajtuan edhe për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë”.

Gjatë këtij takimi Mehaj e ka falënderuar ministrin Akar edhe për mbështetjen e vazhdueshme.

“Duke njohur pozicionin e rëndësishëm të Turqisë në kuadër të Aleancës Veriatlantike, Ministri Mehaj e falënderoi Ministrin Akar edhe për mbështetjen e deklaruar zyrtare për procesin e përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore