Lajme

Kulebës “i vdes” shpresa për zgjidhje diplomatike


Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka shumë pak shpresë se një zgjidhje diplomatike, do të jetë ajo e cila do ta bëjë uzurpatorin rus të largohet nga territori ukrainas.

“Ka shumë pak vend për diplomaci në mendjen e Putinit”, tha Kuleba gjatë një forumi amerikan për zhvillimin e politikave. “Duhet gjithsesi ta mbajmë hapur kanalin e diplomacisë, pavarësisht përpjekjeve ruse për ta manipuluar atë”.

Sipas kryediplomatit ukrainas, dy vendet po bisedojnë, por kërkesat ruse, janë ato të cilat mbeten të papranueshme për Kievin. Kjo, edhe pasi Ukraina nuk do të pranojë asnjë kompromis mbi çështjet e saja ekzistenciale.

Kjo pikëpamje pesimiste e Kulebës, përkon edhe me telefonatën që Vladimir Putin ka zhvilluar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Prej këtij takimi, sipas zbardhjes nga Elysee-ja, rezultoi se numri një i Kremlinit nuk ka ndërmend ta mbyllë luftën me kaq. Pra, ai kërkon me çdo kusht të arrijë qëllimet e veta në Ukrainë.

Sipas Kulebës, zgjidhja më e mirë për mbylljen e konfliktit, do të ishte ajo e largimit të Putinit nga posti i të parit të vendit në Rusi. Vetëm kështu, do të kishte shterrim tërësor të agresionit.

Megjithatë, një rast i tillë duket shumë i largët për Moskën e sotme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore