Shqipëria

Parashikimi i motit 18 shkurt 2021


Dita e enjte e 18 shkurtit, pritet të jetë me mot me diell dhe vranësira të pakta kalimtare në zonat malore. Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të jenë prezente në të gjithë vendin, duke shkaktuar ngrica në rrugë.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim nga veriperëndimi dhe juglindja. Shpejtësia mesatare e erës do të jetë 1-5m/sek. Në zonat bregdetare pritet që era të jetë më e shpejtë 7-9m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet 3 deri në 11 °C, në vendet e ulëta 1 deri në 10 °C dhe në vendet malore -4 deri në 6 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore