Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga Danimarka të ofroj mbështetje për Kosovën në proceset e saj integruese, liberalizimin e vizave, anëtarësim në NATO, BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Ai priti në takim ministrin e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, me të cilin ndër të tjerash kanë folur për marrëveshjen ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive të burgut të Gjilanit për të burgosurit danezë.
Në një njoftim për medie të partisë, thuhet se palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin e që mbështetja ndaj Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Hækkerup u takua edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, një ditë më parë.
Ku diskutuan nevojën për miratimin në Kuvend të marrëveshjes ndërkombëtare dypalëshe për dhënien në shfrytëzim të qelive për të burgosurit nga Danimarka.
“Konjufca, me këtë rast, shprehu mirënjohje për mbështetjen që Mbretëria e Danimarkës ka dhënë për çlirimin, zhvillimin, shtetndërtimin dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës. Ai theksoi se Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira partneriteti dhe shprehu besimin se mbështetja e shtetit danez ndaj vendit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e zyrës për medie të Kryetarit të Parlamentit të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi