Lajme

BeH: Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar ligje me rëndësi për integrim në BE


Dhoma e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje dhe Hercegovinës (BeH)

Dhoma e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje dhe Hercegovinës (BeH) ka miratuar dy ligje shumë të rëndësishme, të cilat janë vendimtare për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Bëhet fjalë për Ligjin e Parandalimit të Konfliktit të Interesit në Institucionet e BeH dhe Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial.

Bashkë me  këto ligje, Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar edhe konkluzionet në të cilat kërkon nga Dhoma e Popullit që t’i miratojë ato me procedurë urgjente dhe në të njëjtën kohë të përfundojë procedurën e miratimit të Ligjit për Prokurimin Publik.

“Dhoma e Përfaqësuesve informon diplomatët e BE-së në BeH se ka miratuar Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Institucionet e BeH-së dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për KLGJP-në e BeH-së, pasi paraprakisht ka miratuar Projektligjin për Prokurimin Publik për përcjelljen e tyre te njerëzit e Dhomës me një kërkesë për veprim urgjent dhe kërkon nga institucionet e BE-së që t’i japin BeH statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim të Dhomës së Përfaqësuesve, përcjellë Klix.ba.

Dhoma e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje dhe Hercegovinës (BeH)

“Ligji për KLGJ i referohet integritetit të bartësve të funksioneve gjyqësore, ndërsa Ligji për Konfliktin e Interesit është një histori që zgjat shumë vite dhe në fakt është një ligj gjithëpërfshirës i bërë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare në BeH dhe një grupet më të madha të deputetëve nga pozita dhe opozita”.

“Ai i plotëson të gjitha standardet evropiane dhe se ai ka marrë atë lloj mbështetjeje dhe trajton plotësisht gjithçka që është ngarkuar me ligjin jofunksional për konfliktin e interesit”, ka thënë deputetja Sasa Magazinoviç.

Për të hyrë në fuqi këto ligje të miratura, duhet të marrin mbështetjen e nevojshme edhe në Dhomën e Popullit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore