Është në ditën e tretë të qëndrimit zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka treguar se ka realizuar një takim me Lisa Johnson, Zëvendës Ndihmës Sekretaren për Evropë dhe Azi, Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit.
Gjatë këtij takimi Sveçla ka përmendur faktin se synim i Kosovës është “anëtarësimi në Evropë dhe integrime euroatlantike si dhe luftimi i krimit transacional e korrupsionit”.
“Johnson mes tjerash ka vlerësuar angazhimin e Policisë së Kosovës për luftimin e trafikimit me drogë, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
Më tej, i pari i MPB-së tha se është vlerësuar lartë bashkëpunimi i Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë.
“Kosova aktualisht është programi i dytë më i madh i INL në Evropë dhe Johnson u zotua që Kosova do të vazhdojë ta gëzojë përkrahjen për institucione efikase ligj zbatuese”, shkroi Sveçla.
Me të arritur në Shtete e Bashkuara të Amerikës, më shtatë mars, Sveçla kishte takuar Drejtorin e Programit të Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Penale – ICITAP në kuadër të Departamentit të Drejtësisë, Gregory Ducot, dhe Ndihmës Drejtorin Mark Mogle, Programi i Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Penale – ICITAP për forenzikë.
“Shfrytëzova rastin të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme nga shteti Amerikan përmes programit ICITAP në Kosovë, i cili ka ofruar mbështetje në kapacitete njerëzore, teknike dhe teknologjike për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saja”, ka shkruar ministri Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
Ndër të tjera Ministri ka theksuar se dy zyrtarët amerikan me të cilët u takua, Ducot dhe Mogle, “kanë theksuar që Kosova tashmë është një shembull referimi për suksesin e arritur në fushën e policisë dhe forenzikës, të cilat janë model për vendet e rajonit dhe më gjerë”.
Ai thotë se ka kërkuar mbështetje të mëtejme për Agjencitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Pavarësisht të arriturave të deritanishme, kam potencuar nevojën që agjencitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme sikurse Policia, Inspektorati Policor i Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Agjencia e Forenzikës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike të mbështeten edhe më tutje për të arritur standardet specifike në fushën e parandalimit të krimit, menaxhimit të emergjencave dhe rritjes së sigurisë për qytetarët e vendit”.
Sveçla thotë se morri premtime nga ICITAP-i për vazhdim të bashkëpunimit profesional duke mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës në nevojat që ka në fushën e sigurisë, luftës së krimit dhe korrupsionit si dhe sundimit të ligjit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi