Lajme

Korridoret humanitare në Rusi janë për të marrë robër ukrainasit, thotë Denisenko


Pala ruse dëshiron të organizojë të ashtuquajturat “korridore humanitare” në Rusi dhe Bjellorusi për të marrë robër ukrainasit.

Kështu deklaroi këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Vadim Denisenko gjatë telethon-it.

“Dje, rusët përsëri deklaruan se planifikojnë të ofrojnë korridore humanitare sot. Unë do të doja të besoja se kjo do të ketë sukses, por, për fat të keq, duket se Federata Ruse ka udhëzuar ushtrinë e saj që të mos lejojë asnjë korridor humanitar në të gjithë Ukrainën”, tha Denisenko.

Sipas tij, korridore të tilla humanitare nevojiten për evakuimin e civilëve nga territoret e pushtuara, veçanërisht nga Mariupol-i, Kharkiv-i, Izyum-i, Trostyanets-i, Bucha dhe Gostomel-i.

Denisenko vëren se rusët duan që ukrainasit të kërkojnë korridoret e tyre humanitare.

“Rusët po planifikojnë të bëjnë një korridor humanitar në Federatën Ruse dhe Bjellorusi. Ata na ofrojnë – hajde t’ju nxjerrim jashtë dhe ju do të bëheni robërit tanë dhe viktima të një portretizimi televiziv, ku duhet të tregoni se sa e vështirë është jetesa për ju nën sundimin ukrainas dhe sa mirë është këtu, në Federatën Ruse”, vuri në dukje ai.

Denisenko vëren se e gjithë logjika e veprimeve të Rusisë në ditët e fundit tregon se “për hir të një kuadroje televizive dhe për të tentuar të poshtërojë personalisht ukrainasit, Putini nuk do të bëjë ndonjë korridor humanitar”.

Më herët u bë e ditur se Federata Ruse propozoi në Ukrainë hapjen e kufijve humanitar në territoret ruse dhe bjelloruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore