Gjatë ditës së premte, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u mbajt konferenca e gjashtë mbi ecurinë e çështjes të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.
Avokati i Shalës, Jean-Louis Gilissen ka thënë se po synon një gjykim të drejtë, por ka shtuar se po përballen me vështirësi gjatë hetimeve.
“Kemi filluar tashmë me hetimin… Siç ju kam informuar, po punojmë më shumë se 20 vjet pasi ka ndodhur, të gjesh dokumente tani është shumë e vështirë, të gjesh dëshmitarë që të jenë gjallë edhe kjo është punë delikate, dhe të gjesh dëshmitarë të besueshëm është po kështu e vështirë”, ka thënë Gilissen, duke shtuar se mbrojtjes i duhen disa muaj për hetime.
Në këtë konferencë, gjykatësi i procedurës paraprake e ka vendosur datën për kalimin e dosjes gjyqësore, që do të jetë me 31 maj.
“Vendos datë paraprake për kalimin e dosjes gjyqësore datën 31 maj. Ndonëse kjo është datë paraprake çdo kërkesë e afatit duhet të bazohet në rrethana detyruese, e dyta, ZPS duhet të dorëzojë kërkesat e mbetura lidhur me procesin e nxjerrjes në veçanti ato kërkesa që kanë të bëjnë me masa mbrojtëse jo më vonë se 18 mars 2022. Mbrojtja do të dorëzojë kërkesat e nxjerrjes në veçanti jo më vonë se 28 prill 2022”, është shprehur ai.
Nga ana e mbrojtjes është diskutuar edhe për një dëshmitar por seanca ka vijuar e mbyllur.
Gjithashtu është bërë e ditur se nga palët ende nuk ka afat kohor sa i përket përmbushjes së angazhimit paragjyqësor.
Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes pritet të mbahet më 14 prill 2022.
Rikujtojmë se Pjetër Shala u arrestua më 16 mars të vitit 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi