Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, iu është drejtuar qytetarëve të Serbisë me një mesazh lidhur me qëndrimet e Serbisë ndaj luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai ka thënë se Serbia nuk është dhe nuk do të jetë në asnjë luftë dhe se do ta ruajë paqen.
“Serbia nuk është në asnjë luftë dhe as nuk do të jetë. Serbia do ta ruajë paqen, Serbia do ta ruajë stabilitetin dhe ju lutem të dashur qytetarë të Serbisë, mos u bini në hile, provokime dhe marrëzi që thonë se nuk kemi mjaftueshëm naftë, produkte nafte, kontrolloni strehimoret, se nuk do të ketë ushqim të mjaftueshme”.
Sipas tij, Serbia nuk do të ballafaqohet me mungesë të ndonjë shërbimi.
“Do të ketë ushqim të mjaftueshëm, benzinë të mjaftueshme, gjithçka që na nevojitet në të ardhmen, sepse për këtë është kujdesur shteti përgjegjës dhe serioz serb”, ka thënë Vuçiç, raporton mediumi serb Tanjug.
Ndërsa ka bërë thirrje që serbët të mos kenë nevojë të nxitojnë apo të bëjnë ndonjë veprim.
“Silluni normalisht si çdo ditë tjetër, sepse ne do të ruajmë qetësinë dhe do të shohim se si ekonomia serbe përparon me shpejtësi”.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë