Presidenca turke, ka paralajmëruar takimin mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është bërë e ditur nga njoftimi i shpallur në web faqen e Preidencës turke, në të cilën thuhet se takimi do të mbahet me 1 mars.
“Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentes Osmani në Turqi, do të diskutohet edhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan dhe marrëdhëniet bilaterale.
Presidentja Osmani, po qëndron në Turqi nga 26 shkurtit.
Ajo në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Turqi ka marrë pjesë edhe në një aktivitet të organizuar nga shoqata të mërgatës shqiptare në Turqi.
Osmani lavdëroi kontributin e diasporës në trajektoren historike të bërjes së Republikës së Kosovës.
“E di që mallin për atdhe e keni secili prej jush, dhe të përditshëm, siç e di edhe se mundi, djersa dhe sakrifica juaj, që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë nuk kanë munguar kurrë”.
Ndërsa, më 28 shkurt, presidentja është nderuar me çmimin, “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Ankarasë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Nder i dyfishtë ta pranoj çmimin Doctor Honoris Causa nga Universiteti prestigjioz i Ankarasë, e posaçërisht nga Fakulteti Juridik”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo tutje ka thënë se ky çmim tregon edhe më shumë për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi