Lajme

Ndikimi i heqjes së bankave ruse nga Swift


Vendimi për të hequr disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në Rusi dhe më gjerë.

Sergei Aleksashenko, një ish-zëvendëskryetar i bankave qendrore të Rusisë, tha se “do të ketë një katastrofë” në tregun rus të monedhës të hënën.

“Unë mendoj se ata do të ndalojnë tregtimin dhe më pas kursi i këmbimit do të fiksohet në një nivel artificial ashtu si në kohën sovjetike”, shtoi ai.

Michael Farr, shefi ekzekutiv i firmës konsulente financiare Farr, Miller & Washington, tha për ndikimin në tregjet globale, “kjo mund të jetë një surprizë që nuk merret shumë mirë nëse nënkupton një ngadalësim në tregtinë ndërkombëtare”.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së tretë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore