Kosova

INPO: OSHP-ja jo-funksionale, 600 ankesa presin zgjidhje, kapin vlerën mbi 300 milionë euro


INPO

Si pasojë e mosfunksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, brenda më pak se vetëm një viti, janë grumbulluar 600 ankesa në vlerë mbi 300 milionë euro që presin zgjidhje.

Këtë e ka bërë të ditur Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë nga Iniciativa për Progres, gjatë një konference për media ku është prezantuar raporti me titull “OSHP peng i politikës”, dhe se sipas tij mosfunksionaliteti i OSHP-së është eksplicit politike.

“Si pasojë e mosfunksionalitetit të OSHP-së, kemi tre humbës kryesorë, autoritete kontraktuese, operatorët ekonomik dhe vetë qytetarët. Për këtë fajtor është politika sepse Kuvendi dhe Qeveria në vazhdimësi kanë injoruar zgjedhjen e tyre si pasojë e interesave që në këtë bord të sjellin njerëz politikë dhe jo profesionist”, ka thënë Arifi.

Ndërsa, Monitoruesja nga INPO, Leorenta Alija tregoi për pasojat e mosfunksionimit të organit shqyrtues të prokurimit.

“ OSHP ka funksionuar vetëm me sekretariat. Bordi nuk ka kompetencë për shqyrtimin e ankesave. Në vitin 2014 bordi i ri i prokurimit në mënyrë unanime kishte vendosur të anulojë ankesat me arsyetimin se iu ka skaduar afati. Të gjeturat e hulumtimit të INPO tregojnë se aktivitet janë bllokuar në organin shqyrtues të prokurimit. Pasojë e mos funksionalizmit është bllokimi i aktiviteteve kontraktuese. 27 komuna kanë aktivitete të bllokuara në organin shqyrtues të prokurimit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore